Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Rama përgatit 'grupet paramilitare' që do ruajnë zgjedhjet

Lapsi.al 20 May 2019
Rama përgatit 'grupet paramilitare' që do ruajnë

Me një opozitë jashtë zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pa një konkurent real për bashkitë e vendit, Edi Rama duket se ka filluar të bëjë llogaritë e situatës potencialisht kaotike post-zgjedhore.

Në mbledhjen e sotme të grupit të PS-së, Edi Rama i ka lënë porosi të vetëve që të jenë të kujdesshëm gjatë zgjedhjeve, për të mos i lënë vend opozitës të ankimojë procesin në një moment të dytë.

Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se Rama ka porositur të mos bëhet asnjë ndërhyrje në proces, si shtimi fiktiv i votuesve apo manipulimet me listat. Ai ka kërkuar që në komisione të vendosen kryesisht njerëz që e njohin ligjin dhe dokumentacionin e procesit. Përpos kësaj, kryeministri ka kërkuar 'grupe të gatshme' njerëzish jashtë çdo qendre votimi për të evituar çdo pengim të mundshëm të procesit zgjedhor, duke dokumentuar me pamje incidentet e mundshme.

“Mos u provokoni. Regjistroni ata që mund të shkaktojnë incidente. Të provojmë që nuk jemi ne shkaktarë. Të denoncojmë këdo që cënon zgjedhjet."– mësohet të jetë shprehur mes të tjerash Rama.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Fjalimi i Ramës: “Vota jonë, plumb për armikun” 

Palët janë barrikaduar në pozicione diametrialisht të kundërta përballë njëra-tjetrës për çështjen e zgjedhjeve. Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ka bërë fakt të kryer se nuk do të bëhet pjesë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Deklaratat nga selia blu dhe aleatët e saj janë edhe më radikale. Ata nuk do të lejojnë që të mbahen zgjedhje 'fasadë' në fund të muajit të ardhshëm. Nga ana tjetër, Edi Rama, në dukje është i palëkundur për mbajtjen e zgjedhjeve, edhe pse ka lënë të hapur mundësinë për dialog me opozitën. Kryeministri madje edhe e ka sfiduar opozitën vetë, apo edhe nëpërmjet vartësve të tij, se nëse pengojnë procesin e votimit, do të përballen ashpër me ligjin. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI