Flash

Protesta kundër Salvinit në Itali, qytetarët tentojnë të çajnë kordonin e sigurisë

Lapsi.al 20 May 2019
Protesta kundër Salvinit në Itali, qytetarët tentojnë

Rreth 2.000 persona u mblodhën në “Piazza della Repubblica” në Firenze, për të protestuar kundër një tubimi të zëvendëskryeministrit italian, Matteo Salvini.

Policia ka ndërhyrë, madje ashpërsisht, pasi disa manifestues kanë kërkuar për disa herë të çajnë kordonin e sigurisë.

Zëvendëskryeministri Salvini po mbante një tubim në sheshin “Strozzi”, bashkë me kandidatin e qendrës së djathtë për kryebashkiak të qytetit. Por, në anën tjetër thirrej Salvini, jashtë Firences.

Një valë pakënaqësie ndaj zv.kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm po shihet në rritje në Itali, veçanërisht në jug. Heqja e një banderole kundër liderit të së djathtës ekstreme në Bergamo, pak ditë më parë, bëri që protestat të shumëfishoheshin në qytete të ndryshme të vendit.

Madje, nga rrugët, banderolat kundër Salvinit u transferuan në ballkone shtëpish dhe mediat sociale. Salvini është angazhuar në fushatë për zgjedhjet e afërta europiane, ku ai dhe parti të tjera populiste po tentojnë të bëjnë revolucion në rezultate, por pakënaqësia me qëndrimet e tij po shton jo pak zemërimin e italianëve.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI