Flash

Masakër në Taxhikistan, 32 të vdekur nga revolta në burg

Lapsi.al 20 May 2019
Masakër në Taxhikistan, 32 të vdekur nga revolta në burg

Ministria e Drejtësisë së Taxhikistanit, ka thënë se tre zyrtarë të sigurimit dhe 29 të burgosur kanë vdekur gjatë një revolte që ka ndodhur në burgun e sigurisë më të lartë në këtë shtet.

Revolta ka shpërthyer më 19 maj në qytetin Vahdat, rreth 25 kilometra në lindje të kryeqytetit, Dushanbe, pas militantët e dënuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (ISIS) kanë vrarë me thika tre zyrtarë të sigurisë dhe pesë të burgosur tjerë.

“Të burgosurit e revoltuar janë vrarë kur autoritetet kanë marrë masa për të stabilizuar situatën”, ka thënë ministria përmes një deklarate, pa dhënë detaje shtesë.

Në deklaratë është thënë edhe se situata është nën kontroll dhe se kanë nisur hetimet.

Gratë e disa të burgosurve që kanë qenë në një tjetër bllok për vizita, kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna rreth 30 minuta.

Banorët e këtij qyteti po ashtu kanë thënë të kenë parë shumë vetura të policisë dhe shërbimeve spitalore afër burgut.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe muaj më parë në një tjetër burg të këtij shteti.

Burime qeveritare i patën thënë Radios Evropa e Lirë në atë kohë, se të mbështetësit e dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik, që janë dënuar për ekstremizën dhe terrorizëm, kanë qenë mbrapa këtij sulmi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI