Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Lefter Koka: Pse mbështeta Astrit Patozin të hyjë në zgjedhje

Lapsi.al 20 May 2019
Lefter Koka: Pse mbështeta Astrit Patozin të hyjë në

Për t'u regjistruar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit Partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit duhet të kishte mbështetjen një deputeti në 6 muajt e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht kjo forcë politike e ka në Kuvend, Andi Përmetin, por ai ka vetëm disa javë dhe jo 6 muaj sikur e kërkon ligji.

Në këtë situatë Bindja Demokratike u mbështet nga ish-deputeti i LSI-së, Lefter Koka. Por përse e mori këtë vendim Lefter Koka që vjen nga një parti e majtë të mbështesë një parti të djathtë për të hyrë në zgjedhje? Lefter Koka ka shpjeguar arsyet përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe si i majtë, nuk do i toleroja asnjëherë vetes të mos angazhohesha në një situatë të turbullt politike si kjo që vendi po kalon sot. Pa retorikë, pa mashtrime politike, por me kontribut real.

Fatmirësisht sot jam i lirë të mbështes çdo parti, kryetar partie apo individ që unë gjykoj se japin një garanci më shumë për të ardhmen e sigurt të vendit. Më duhet të ndaj mbështetjen për individin pasi sot fatkeqësisht shohim se individët shpesh kanë rol më të rëndësishëm se zëri i partisë” – shkruan Koka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Itali, shqiptari kapet me 500 gr kokainë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pas një operacioni të Guardia di Finanza në Savona. Mediat fqinje shkruajnë se gjithçka filloi me një ko...

20:03

Aksident në Fier, plagosen dy gra

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë pasditë në aksin rrugor Fier-Patos. Një automjet ka dal nga rruga në afërsi të kthesës së Portëzës dhe si pasojë janë pla...

18:43

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI