Flash

FOTO/ Meta takon Haradinajn në Durrës

Lapsi.al 20 May 2019
FOTO/ Meta takon Haradinajn në Durrës

Një takim informal është zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Durrës. Nga Prishtina ka udhëtuar kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka takuar Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. Ka qenë ky i fundit që ka zbuluar takimin në një postim në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane” – shkruan Meta.

Edhe Haradinaj ka bërë një koment në faqen e tij të Facebook: “Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”.

Në Shqipëri ndodhet këtë të hënë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që ka dhënë një intervistë në Top Channel. Por ndërsa është tashmë e përvijuar miqësia e Thaçit me kryeministrin Rama, në krahun tjetër, Haradinaj ka forcuar marrëdhëniet me kryeministrin Meta të dy kundërshtarë të ndryshimit të kufijve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Itali, shqiptari kapet me 500 gr kokainë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pas një operacioni të Guardia di Finanza në Savona. Mediat fqinje shkruajnë se gjithçka filloi me një ko...

20:03

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI