Flash

Ky është 20-vjeçari që po mahnit The Voice në Francë

Lapsi.al 20 May 2019
Ky është 20-vjeçari që po mahnit The Voice në

Një djalë i ri shqiptar po triumfon në spektaklin e “The Voice” në Francë. Ai quhet Gjon Muharremaj, është 20 vjeç dhe tashmë i ka kaluar fazat e para të përzgjedhjes dhe renditjes nëpër skuadra. Gjoni është në mesin e 12 konkurrentëve në nivelin e avancuar në “The Voice” dhe ka përballë një garë të fortë. Ai është në grupin e këngëtarit të njohur Mika. Së fundi, një performancë e tij ka mahnitur jurinë aq sa në fund, të gjithë u ngritën në këmbë të mahnitur. Gjoni ka lindur në Zvicër dhe babain e ka nga Kosova ndërsa nënën nga Tirana.Ai njihet me emrin e artit Gjon’s Tears dhe kur ishte vetëm 12 vjeç Gjoni ka mahnitur jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij.

 

Të këshilluara

Scarlett Johansson i jep fund beqarisë

Scarlett Johansson dhe Colin Jost do të martohen! Pas dy vjetësh të lidhur, çifti i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar, bën me dije “Associated Press”. ...

09:58

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI