Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

KQZ miraton kandidatët e Bindjes Demokratike për bashkitë (Emrat)

Lapsi.al 20 May 2019
KQZ miraton kandidatët e Bindjes Demokratike për bashkitë (Emrat)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjate mbledhjes se zhvilluar ditën e sotme, shqyrtoi projekt-vendimet për regjistrimin e kandidatëve për Kryetar Bashkie të partisë se Astrit Patozit, “Bindja Demokratike”, duke miratuar të gjithë kandidatët.

Ja emrat:

1. KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në Bashkinë Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, z. Arben Skënderaj, të propozuar nga Partia Bindja Demokratike.

2. KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në Bashkinë Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, znj. Valbona Mezini, të propozuar nga Partia Bindja Demokratike.

3. KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në Bashkinë Durrës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, znj. Valbona Sakollari, të propozuar nga Partia Bindja Demokratike.

4. KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në Bashkinë Kamëz, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, z. Ylber Gjeta, të propozuar nga Partia Bindja Demokratike.

5. KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në Bashkinë Lezhë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, z. Salvador Kaçaj, të propozuar nga Partia Bindja Demokratike.

6. KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në Bashkinë Korçë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, z. Leonard Olli, të propozuar nga Partia Bindja Demokratike.

– “Për miratimin e listave shumemërore te kandidatëve për anëtarë në Këshillin e bashkive të depozituara nga Partia e Gjelbër, pjesëtare e koalicionit ‘Aleanca Për Shqipërinë Europiane’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiak, në bashkitë; Elbasan, Lezhë, Korçë, Kamëz, Tiranë, të Partisë së Gjelbër, pjesëtare e Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

– “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për kryetar bashkie, të Partisë Bindja Demokratike, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

– KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-ve përkatëse për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie, të bashkive Këlcyrë dhe Tepelenë, të Partisë Bindja Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI