Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Ironia e mediave austriake: Në Shqipëri një video-përgjim të bën President

Lapsi.al 20 May 2019
Ironia e mediave austriake: Në Shqipëri një video-përgjim

Austria u trondit nga publikimi i një video-përgjimi nga dy gazetat më të mëdha gjermane. “Der Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” nxorën një video të zv.kancelarit austriak Heinz-Christian Strache që i premtonte mbesës së një oligarku rus tenderë dhe favore nëse ajo do të blinte një gazetë austriake për t’i dhënë mbështetje në zgjedhje.

Menjëherë pas publikimit të videos ai dha dorëheqjen nga qeveria dhe nga partia. Kancelari Sebastain Kurtz prishi koalicionin me forcën e tij “Partia e lirisë” dhe vendi shpalli zgjedhjet e parakohshme brenda 24-orësh. Me këtë rast mediat austriake nuk e kanë kursyer ironinë, duke sjellë në vëmendje Shqipërinë.

Gazeta “Klaine Zeitung” sjell në vëmendje vitin 2011 tek shkruan: “Një video inkriminuese nuk duhet të çojë drejt fundit të karrierës politike, por mund të të ndihmojë në ngritjen drejt majave, siç tregon shembulli i Ilir Metës në Shqipëri.

Një kamera kapi zv.kryeministrin në bisedime për marrëveshje korrupsioni me ministrin e tij të Ekonomisë. Përgjimi u dërgua në media, por nuk u pranua si provë. Nëse te ne një video e tillë të çon në zgjedhje të parakohshme, në Shqipëri, gjykata të nxjerr të pafajshëm dhe bëhesh President” - shkruan gazeta austriake.

Artikulli përmend protestat e shumta qe u mbajtën atë kohë nga socialistët në opozitë, të cilët më pas hynë në koalicion me partinë e Metës dhe e bënë atë edhe President të vendit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Itali, shqiptari kapet me 500 gr kokainë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pas një operacioni të Guardia di Finanza në Savona. Mediat fqinje shkruajnë se gjithçka filloi me një ko...

20:03

Aksident në Fier, plagosen dy gra

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë pasditë në aksin rrugor Fier-Patos. Një automjet ka dal nga rruga në afërsi të kthesës së Portëzës dhe si pasojë janë pla...

18:43

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI