Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Historia e pazakontë në Korçë, dy të rinj u harruan në burg për 1 vit

Lapsi.al 20 May 2019
Historia e pazakontë në Korçë, dy të rinj u harruan

Dy 17-vjeçarë u harruan në burg për 12 muaj në qytetin e Korçës. Ata janë Jonadri Karaja dhe Luiz Hoxhalli, të cilët u arrestuan në Mars të 2018 për trafik droge, të mbetur në tentativë.

Në emër të tyre ka folur avokati, Nevzat Tarelli. Ai shprehet se “parashikohet që rregullat për të miturit janë po aq të zbatueshme se të rriturit, por me kufizimin që paraburgimi nuk mund të jetë më i gjatë se gjysma e paraburgimit të parashikuar për të rritur. Një i paraburgosur, në moshë të mitur nuk mund të mbahet në paraburgim pa u dërguar çështja në gjykatë më shumë se 6 muaj”.

Kjo neglizhencë, sipas avokatit Nevzat Tarelli ka ardhur për shkak të ndryshimeve që janë bërë së fundmi për kompetencat e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe gjykatave të rretheve.

“Është rivlerësuar masa në Gjykatën e Korçës dhe ajo gjykatë ka qenë kompetente dhe nuk ka pasur kërkesë për transferim çështje. Me kodin e ri të procedurës penale për një peiudhë kohe u bë një konflikt kompetencash, se trafiku i drogës nuk është më kompetencë e Krimeve të Rënda, por gjykatës së rretheve dhe për shkak të një vendimi njehsues të Gjykatës së Lartë kjo po gjykohet te Krimet e Rënda”, shprehet avokati.

Shkelja ka vijuar zinxhir edhe në institucionet e tjera, e të miturit kanë vazhduar të qëndrojnë në paraburgim.

Avokati Nevzat Tarelli shprehet për “Abc News” se “në atë periudhë ishte komeptente Gjykata e Korçës, nuk pati kërkesë për transferim të çështjes, ndërkohë prokuroria pas vendimit transferon çështjen te Krimet e Rënda, por nuk e transferon Gjykata. Kjo solli pasojë mosvlerësim të masës së sigurimit për një periudhë të gjatë kohe”.

Pas një viti në paraburgim, dy të miturit janë lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa tashmë është duke u zhvilluar procesi.

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagosen dy gra

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë pasditë në aksin rrugor Fier-Patos. Një automjet ka dal nga rruga në afërsi të kthesës së Portëzës dhe si pasojë janë pla...

18:43

Itali, arrestohet 'skifteri' shqiptar

Një shtetas shqiptar i dënuar për krime kundër trashëgimisë është vënë në prangat e policisë italiane, mbrëmjen e djeshme.   Mediat fqinje shkruajnë se shqiptar...

17:32

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI