Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

‘Çështja Shullazi’, KLGJ-ja cakton gjyqtaren e tretë (EMRI)

Lapsi.al 20 May 2019
‘Çështja Shullazi’, KLGJ-ja cakton gjyqtaren e

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar gjyqtarin e tretë për procesin gjyqësor të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

KLGJ-ja ka caktuar gjyqtaren Valdete Hoxha, ndërsa ajo është anëtare e Apelit të  Tiranës.

Gjyqtari Nure Dreni u dorëhoq për shkak se kishte shqyrtuar një çështje tjetër në lidhje me Shullazin, ndërkohë më herët është dorëhequr edhe Sokol Binaj.

Ndërkohë, Blerim Shullazi ka kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës gjyqtaren Saida Dollani për shpërdorim detyre. Ky proces është shtyrë për disa herë pasi nuk plotësohej trupa gjykuese për shkak të largimit të gjyqtares Saida Dollani.

Pas dënimit nga Gjykata e Shkallës së parë, grupi i Emiljano Shullazit e apeloi vendimin, i cili vijoi të zvarritet për mungesë të trupës gjykuese.

Dënimet për grupin e Shullazit: 

Emiljano Shullazi 14 vjet; Gilmando Dani 12 vjet burg; Endri Qyqa 10 vjet burg; Endri Zela 10 vjet burg për; Blerim Shullazi 9 vjet burg.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI