Flash

Austria drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme në shtator

Lapsi.al 20 May 2019
Austria drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme në shtator

Presidenti i Austrisë Alexander van der Bellen ka thirrur zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin shtator, pas skandalit politik ku përfshihet një video incizim sekret që shfaq zëvendëskancelarin e shtetit, Heinz-Christian Strache duke i ofruar kontrata qeveritare një përfitueses ruse, në këmbim të donacioneve politike. Pas takimit me kancelarin austriak Sebastian Kurz, presidenti tha se zgjedhjet duhet të mbahen në fillim të muajit shtator.

Kurz më 18 maj kërkoi zgjedhje të parakohshme derisa mijëra protestues me pankarta ku shkruante “zgjedhjet e parakohshme tani”, u mblodhën jashtë zyrës së z. Kurz në Vjenë.

Ky vendim erdhi disa orë pas dorëheqjes së Straches nga pozita, i cilie pranoi fajin për veprimet e tij duke thënë se sjellja e tij ishte “e papërgjegjshme” dhe se po dilte nga qeveria për të shmangur dëmet e mëtejshme të qeverisë.

Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të një incizimi nga gazeta Der Spiegel, ku shihet duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitet sikur investitore e pasur nga Rusia, dhe prezantohet sikur mbesa e një biznesmeni të njohur rus.

Kjo ngjarje kishte ndodhur më 2017 në Ibiza, disa muaj para zgjedhjeve parlamentare në Austri, ku Strache u emërua zëvendëskancelar.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI