Flash

Rilindja e vrasësve politikë

Lapsi.al 20 May 2019
Rilindja e vrasësve politikë
Dy ditë më parë gazeta e së majtës “Dita”, botoi një dokument shumë domethënës që rënonte propagandën e socialistëve për 21 janarin. Sipas saj, Agron Malaj, ish gardisti i grupit të zjarrit-, tani kandidat i rilindjes për bashkinë e Matit-, ka qenë tejet i përfshirë në krimin shtetëror të tetë viteve më parë. Ndryshe nga sa pretendoi kryeministri në një konferencë shtypi, se Malaj nuk kishte përgjegjësi ligjore, se nuk qe i prfshirë në krim dhe se ai ka dhënë informata të vlefshme për atë ditë, dokumeti i gazetës fliste për të kundërtën. Lexo më tej:

Hipokrizia me 21 janarin/ Si po i shpërblen PS gardistët

Aty ishte e shkruar e zeza mbi të bardhë (shiko dokumentin poshtë) që Malaj jo vetëm se qe rreshtuar në anën e gabuar të barikadës, por ende pa u tharë mirë gjaku i të vrarëve, ai ishte shpërblyer me kaër paga mujore, një për çdo viktimë, nga drejtuesi e zinxhirit kriminal. Madje, madje, shpërblimi i tij qe nga më bujarët në atë listë të gjatë. Po pse njeriu që qëlloi pa iu dridhur syri drejt e mbi trupa, ish komndanti i gardës, Ndrea Prendi, duhej ta shpërblente gardistin e konvertuar në socialist? Për çfarë shërbimi? Se ishte treguar i zellshëm në shpërndarjen e përgjakshme të manifestimit opozitar? Se kishte fshehur gjurmët më pas bashkë me ata që fshinë serverin, zhdukën gëzhojat dhe ndërruan shulat? A është rastësi që masa e parave që ai mori në dorë është e njëjtë me atë të Ndrea Prendit, Alfred Ahmetcenaj që gjuajti plot 117 plumba atë ditë, apo e Agim Llupos që u kap nga kamerat duke qëlluar nga ajo dritarja qorre e kryeministrisë. Çfarëdo broçkullash justifikuese të nxjerë nga goja shefi i qeverisë, përgjegjësia e kandidatit të tij për kryebashkiak nuk mund të anashkalohet. Edhe sikur Malaj të mos ketë mbi supe asnjë faj, edhe sikur për angazhimin e tij mos meritojë asnjë ditë burg, ai ka përsipër një njollë të madhe morale. Si para dhe pas krimit ai qëndroi në anën e vrasësve. Gjaku i të vrarëve për të u shndërrua në kartmonedha 5 mijë lekëshe. Do të majftonte vetëm kjo që ai të mos pranohej as si anëtar i thjeshtë në partinë që “mbron” kujtimin e të viktimave, e jo më pastaj të ishte një nga të përzgjedhurit e saj për 61 njësitë administrative vendore. Dhe këtu problemi e tejkalon fatin personal të një gardisti të shndërruar në rilindas. Sepse rasti i tij është konfirmimi i një rregulli për amnistimin e të gjithë atyre që i qëndruan në krah Berishës pas krimit makabër. A nuk u bë koalicioni i 1 prillit me Ilir Metën që quajti viktimat kokëpalarë? A nuk morën pjesë në qeverinë e parë të rilindjes plot pesë ministra që kishin mbrojtur si të tillë komplotin e grushtit të shtetit? A nuk është televizioni që bën sot apologjinë e Ramës, ai që vërtetonte tezën se të vrarët ishin qëlluar nga turma? A nuk gjenden mbrëmjeve në tryezën e kryeministrit të njëjtët oligarkë që e shfrytëzuan fillimin e fundit të Berishës për tu pasuruar dhe më shumë për veten e tyre? Në këtë kuptim as rehabilitimi i Agron Malajt nuk përbën ndonjë surprizë. Ngjitja e tij e ngadaltë në hierarkinë e pushtetit, fillimisht si drejtor i OSSHE, pastaj si kryetar i PS në rrethin ku do të bëhet kryebashkiak, ka ecur paralel me zhbërjen e ndjeshmërisë ndaj asaj që ndodhi në 2011. Rasti i tij nuk është thjeshtë promovimi i një njeriu të pushkës apo të krimit, sipas modeleve të Roshit, Ndokës, Prengës e me radhë. Këtë herë, në zgjedhjet lokale pa garë, PS-së nuk ka nevojë për të fortë dhe banditë që ti japin vota. Prandaj katapultimi i Malajt përbën një rast historik. Ai është një sinjal se ndjeshmëria ndaj krimit politik duhet zbutur; një mesazh se riprodhimi i kloneve berishiste, nuk duhet të ngjallë të njëjtën frikë; një paralajmëim se hendeku mes të keqes dhe dënimit të saj, nuk ka pse të jetë aq i pa kapërcyeshëm sa ç’propagandohej. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që PS të propozojë si model të shoqërisë së sotme një njeri që u shpërblye me para në dorë për krimin e 21 janarit: vetëm nëse do të relativizojë peshën e vrasjeve në emër të pushtetit, vetëm nëse do të rilindë ata që janë të gatshëm ta bëjnë këtë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Thaçi, tango e fundit në Paris

Vazhdimi i politikës së jashtme të dështuar kosovare është antagonizimi i paralajmëruar me Gjermaninë e Francën 1. Është provokim, natyrisht, që të përdor...

12:01

Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Bernd Borchardt e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë. Nëse Dan Everts bridhte me uniformë ushta...

13:14

Mbrëmë gazi e ndau Shqipërinë në dysh

Mbrëmë, Tirana nuk kish te asnjë ndryshim nga qytetet e Venezuelës ku luftohet me juntën e Maduros: mijëra protestues, bomba molotov, gaz lotsjellës dhe konfron...

10:20

Ajo një orë kur protesta e mundi Ramën

Protesta e opozitës dha një mesazh: Edi Rama mposhtet me tru, ndoshta shumë më lehtë sesa me muskuj. Këtë të shtunë u provuan të dyja rrugët. Idhtarët e PD ...

22:45

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI