Në orët e para të mëngjesit, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Elbasan-Labinot.
Siç shihet edhe nga pamjet në aksident është përfshirë një makinë "Opel" me targa greke dhe një furgon.
Pas përplasjes, barriera anësore e rrugës ka përshkruar makinën "Opel". Deri tani nuk raportohet për viktima.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.