Të rinjtë e PD-së, sulmuan sot me domate dhe perime godinën e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në qytetin e Durrësit.
Mbështetësit e selisë blu protestuan në lidhje me cilësinë e ushqimeve, të cilat siç shprehen ata nuk janë në parametrat e duhura dhe konsumimi i tyre po u rrezikon shëndetin.
Protestuesit dhe mbështetësit e selisë blu kanë theksuar se inspektorët e AKU-së janë kthyer në gjobëmbledhës duke marrë ryshfete nga tregtarët dhe duke i lejuar ata të shesin produkte me hormone.