Flash

3 arsyet pse duhet të bëni seks në mëngjes

Lapsi.al 19 May 2019
3 arsyet pse duhet të bëni seks në mëngjes

Nëse ju pëlqen seksi i mëngjesit, nuk jeni të vetmit. Në vitin 2015, kompania e lodrave të seksit “Lovehoney” kishte anketuar 2300 persona të rritur për kohën se kur preferojnë të bëjnë seks.

Meshkujt kishin shprehur dëshirën për seks rreth orës 6:00 deri 09:00 të mëngjesit, ku “kulmin e eksitimit” e kishin arritur në 7:54 të mëngjesit. E kundërta kishte qenë e vërtetë për femrat, të cilat kishin preferuar seks mes orës 11:00 dhe 14:00.

Seksi i mëngjesit është i mahnitshëm, jo dhe jo vetëm sepse seksi është i kënaqshëm, por për shumë arsye tjera. Disa prej këtyre arsyeve, i keni më poshtë.

Seksi i mëngjesit ju bën më produktiv

Në një anketim të këtij viti, ‘Mattress Advisor’ i kishte pyetur rreth 1000 të rritur që jetojnë me partnerin rreth qëndrimeve të tyre sa i përket seksit të mëngjesit. Më shumë se gjysma e meshkujve – 53% – kishin thënë se seksi i mëngjesit i bën më produktivë gjatë ditës.

Seksi i mëngjesit e lufton stresin

Seksi e mbush trupin me oksitoksinë, hormon i cili e liron stresin dhe ju bën të ndiheni të relaksuar e të lumtur. Pra, s’është aspak një mënyrë e keqe për ta tejkaluar një ditë të vështirë në punë. Për një dozë ekstra të lirimit të stresit, gjeni kohë të përqafoheni para se të dilni nga shtrati dhe të futeni në dush.

Nivelet e testosteronit janë më të larta në mëngjes

Në mëngjes nivelet e testosteronit janë më të larta, që do të thotë se për meshkujt, edhe epshi seksual është më i madh.

Të këshilluara

Studimi/ Mosha ideale për tu martuar

Martesa është një hap i rëndësishëm në jetë. Disa e shohin si vendimtarin, ndërsa shumë persona nuk e shohin aspak martesën si diçka të rëndësishme, mjafton të ...

19:01

Edhe Arbri bëhet me shtëpi në Vlorë

Arbri, nje inxhinier 27 vjeçar që banon në Vlorë, ka kohë që ëndërron të ketë shtëpinë e tij dhe tashmë që do të finalizojë raportin e tij të dashurisë në marte...

11:16

Dalin detaje të reja për filmin "Aquaman 2"

Jason Momoa ishte i ftuar në “The Ellen Show” duke i surprizuar të gjithë pasi ishte pa mjekrën e tij të famshëm. Aktori i njohur foli edhe për filmin “Aquaman ...

19:10

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI