Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Vangjush Dako thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen "339"

Lapsi.al 18 May 2019
Vangjush Dako thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Vangjush Dako, kreu i Bashkisë së Durrësit, është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka dhënë dëshminë mbi “Dosjen 339”, që ka të bëjë me përgjimet për dyshimet lidhur me shitblerjen e votës në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në qershor të vitit 2017.

Ditën e sotme është refuzuar kërkesa për lirim e Altin Avdylit, të njihur ndryshe si “Niçja”, i cili ka mbetur në arrest me burg. Mësohet se kryebashkiaku Dako është marrë në pyetje në cilësinë e personit që është në dijeni, ditën e enjte nga ora 15 deri në orën 20.

Gjatë seancës së drejtuar nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi janë marrë në pyetje edhe drejtues të tjerë lokalë. Janë zbardhur mjaft përgjime, ndërkohë që siç ka bërë me dije kryeprokurorja Arta Marku, 700 CD kanë mbetur të pazbardhura.

Hetimet janë regjistruar për një sërë veprash penale, që variojnë nga trafiku i drogës e deri tek manipulimi i zgjedhjeve. Në përgjime kanë dalë edhe emra gjyqtarësh dhe prokurorësh.

 

Të këshilluara

Policia merr në mbrojtje ambasadorin e OSBE

Pas parrullës dhe thirrjeve "Brochardt Shame on you" të drejtuara ndaj ambasadorit të OSBE-së nga një grup të rinjsh gjatë protestës së 5-të të opozitës, Polici...

17:34

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI