Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Shkodër, kapet i riu i dënuar me burg në Itali

Lapsi.al 18 May 2019
Shkodër, kapet i riu i dënuar me burg në Itali

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Interpol, ka bërë të mundur kapjen dhe ekstradimin në itali të Ermir Gjeloshit. Sipas Policisë, 28 vjeçari nga Shkodra, ishte dënuar me 10 vite burg për vjedhje në Itali. “Vijon zbatimi i Planit të masave për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër si rezultat i një pune të mirëorganizuar, dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gj., 28 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pistoia / Itali, më datë 29.01.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Maksimumi i dënimit 10 vjet”, thekson Policia.

Ndërkohë që sot është arrestuar dhe Fatlum Halili, banues në Dragoç të Shkodrës, i cili është vënë në pranga për kultivim të lëndëve narkotike në banesën etij. “- Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në mbështetje të Forcës së Posaçme Shqiponja, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua shtetasi: F. H., 55 vjeç, banues në fshatin Dragoç, Shkodër,

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, si dhe në oborrin e banesës së tij ju gjetën të kultivuar disa fidanë Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 278 e 284 të Kodit Penal”, bëjë të ditur forcat e rendit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI