Pas parrullës dhe thirrjeve "Brochardt Shame on you" të drejtuara ndaj ambasadorit të OSBE-së nga një grup të rinjsh gjatë protestës së 5-të të opozitës, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje ambasadorin Bernd Brochardt dhe familjen e tij.
Sipas burimeve, efektivët e policisë janë vendosur poshtë pallatit të ambasadorit duke qëndruar aty për 24 orë, ndërkohë që ky pallat mbikqyret dhe nga kamerat e sigurisë si dhe policia private.
Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici 2 vajza, të cilat janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lira.