Flash

Nuk pranon të kryejë testin e atësisë, ish-mbretit belg i vendoset 5000 euro gjobë në ditë

Lapsi.al 18 May 2019
Nuk pranon të kryejë testin e atësisë, ish-mbretit belg i

Një 50-vjeçare pretendon se është e bija e ish-mbretit të Belgjikës. Ky i fundit nuk ka pranuar të kryejë testin e atësisë, e për pasojë do të gjobitet me 5000 euro dita.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Mbreti Albert II, 84 vjeç, duhet të paguajë shumën e caktuar për çdo ditë që ka refuzuar të zbatojë urdhrin e Gjykatës, dhënë vitin e kaluar, duke bërë që artistja Delphine Boel, 50 vjeç, e cila pretendon se është vajza e tij, të përfitojë kështu një shumë të majme.

Avokati i Mbretit, Guy Hiernaux,  tha për CNN se Alberti nuk ka ndonjë arsye të të refuzojë testin, pasi do të mbetet anonim.

Nëse ai rezulton vërtet të jetë babai, zonja Boel do të marrë emrin Delphine Van Belgiw dhe me dekret mbretëror mund të përfitojë edhe titullin e Princeshës.

Alberti, i cili abdikoi nga froni gjashtë vjet më parë duke ia lënë atë djalit të tij Philippe, nuk e pranon pretendimin e Boel dhe prej një dekade palët janë përplasur në Gjykatë. Deri tani është vërtetuar përmes testit të ADN-së vetëm se zonja Boel nuk është e bija e babait të saj ligjor, Jacques Boel, trashëgimtar i një prej dinastive më të pasura industrialiste të Belgjikës.

Alberti, i cili nuk kryen asnjë detyrë publike, ka pranuar se martesa e tij kishte vështirësi. Të tre fëmijët e tij me Mbretëreshën Paola janë më të mëdhenj në moshë se Boel. Trashëgimtare e fronit tani është Princesha 17-vjeçare Elisabeth, vajza e Mbretit Philippe dhe Mbretëreshës Mathilde.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI