Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Në zgjedhje pa opozitën, Rama takon sot 61 kandidatët e PS-së

Lapsi.al 18 May 2019
Në zgjedhje pa opozitën, Rama takon sot 61 kandidatët e

Ndërsa opozita vijon të protestojë dhe të deklarojë se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, mazhoranca nga ana tjetër vazhdon me përgatitjet. Burime të Lapsi.al mësojnë se sot paradite 61 kandidatët e PS-së për bashkitë do të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi pritet të organizohet në selinë e PS-së.

Ende nuk ka asnjë informacion se për cfarë do të diskutohet konkretisht, por tema kryesore janë patjetër zgjedhjet. Rama do të japë porositë e tij për kandidatët në një fushatë pa garë e në disa raste me garë farsë me kundërshtarë të sajuar nga partitë e tjera të vogla.

Në kushtet kur opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sfida kryesore e Ramës është të nxjerr sa më shumë njerëz për të votuar. Atij i duhet pjesëmarrje e lartë për të legjitimuar deri diku kandidatët e vet fitues në një fushatë pa garë.

Rama e di shumë mirë që zgjedhjet pa opozitën kanë për të qenë një farsë, por pavarëisht kësaj ai refuzon të bëjë hapa pas për përmbushjen e kërkesave të saj; qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI