Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Mesazhi i Bashës nga parlamenti britanik: Nuk ka zgjedhje pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën

Lapsi.al 18 May 2019
Mesazhi i Bashës nga parlamenti britanik: Nuk ka zgjedhje pa shkëputur
Në një dalje publike pas takimit të zhvilluar në parlamentin britanik, kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka përsëritur mesazhin dhe kërkesat e opozitës së bashkuar për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe për krjimin e një qeverie tranzitore që do të garantonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve. Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës.” –  është shprehur Basha pas vizitës në “Ëestminster”. Kryedemokrati Basha dhe delegacioni shoqërues, i përbërë nga kreu i Partisë Republikane (PR), Fatmir Mediu dhe ish-deputetët, Aldo Bumçi dhe Xhemal Gjunkshi, zhvilluan një takim me kryesuesit e grupit parlamentar bipartizan për Shqipërinë në legjislativin britanik, deputetët John Grogan dhe Martin Vickers. Sipas informacioneve të komunikuara nga zyra e shtypit e selisë blu, në fokus të diskutimeve gjatë takimit ishin shkaqet e krizës politike në Shqipëri, si edhe mungesa e hallkave funksionale dhe të pavarura të gjyqësorit.

Delegacioni opozitar ka zhvilluar edhe një takim në Dhomën e Lordëve me Peter Bowness-in, zv.presidenti i Asmblesë Parlamentare të OSBE-së dhe njëherësh anëtar i Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI