Flash

Itali/ Kapet varka me drogë me vlerë 50 milionë euro

Lapsi.al 18 May 2019
Itali/ Kapet varka me drogë me vlerë 50 milionë euro

Një varkë me 4.5 ton hashash brenda është kapur në afërsi të Siçilisë në Itali. Droga raportohet se ka një vlerë prej 50 milionë euro. Kontrolli i anijes erdhi nga Guardia di Finanza pas një alarmi të lëshuar nga autoritetet franceze të anti-drogës.

Në operacion u arrestuan 3 shtetas turq. Një operacion ndërkombëtar anti-drogë, i udhëhequr nga Njësia e Policisë Financiare dhe Ekonomike, me mbështetjen e grupit ajror dhe detar të Mesinës, çoi në konfiskimin e mbi 5 ton drogë.

Droga ishte nisur nga Maroku dhe së shpejti do përfundonte në tregjet e shitjes në gjysmën e Evropës. Varka prej 12 metrash “Solen 1” do ankorohej në brigjet e Palermos. Deti Mesdhe është një nga vendet më të prekura nga trafiku i paligjshëm i lëndëve narkotike.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI