Flash

Ish-presidenti francez Sarkozi në gjyq për fushatën e vitit 2012

Lapsi.al 18 May 2019
Ish-presidenti francez Sarkozi në gjyq për fushatën e vitit 2012

Në Francë, Gjykata Kushtetuese hapi rrugën që ish-presidenti Nicolas Sarkozy të gjykohet për financimin e dyshuar të paligjshëm të fushatës së tij të dështuar për t’u rizgjedhur, në vitin 2012.

Sarkozi e kishte apeluar vendimin në këtë gjykatë, duke iu referuar atij që njihet si parimi i “rrezikut të dyfishtë”, pasi ai ishte dënuar në vitin 2013 dhe ishte urdhëruar të paguante një shumë prej 360 mijë eurosh për shkelje të rregullave mbi financimin e fushatës.

Por të premten, gjykata vendosi se dënimi për të cilin Sarkozi ishte urdhëruar të paguante një shumë parash në vitin 2013-të, kishte të bënte me një tjetër shkelje.

Rasti tani varet nga gjykata më e lartë e apelit në vend (Cour de Cassation) ku Sarkozi, ka paraqitur një ankim tjetër. Nëse edhe ky ankim refuzohet, çështja do t’u kthehet prokurorëve, të cilët do të vendosin nëse ai duhet të gjykohet apo jo.

Nëse po, 64 vjeçari Nicolas Sarkozi do të ishte presidenti i parë francez në bankën e të akuzuarve që nga koha e Jacques Chirac-ut, paraardhësi i tij që drejtoi vendin nga 1995 deri në 2007.

Në vitin 2011 Jacques Chirac u dënua për keqpërdorim të fondeve publike dhe iu dha një dënim me kusht,

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI