Flash

I dha informacione inteligjencës kineze, ish-agjenti i CIA-s dënohet me 20 vjet burg

Lapsi.al 18 May 2019
I dha informacione inteligjencës kineze, ish-agjenti i CIA-s dënohet

Një ish-agjent i CIA-s u dënua me 20 vjet burg, pas akuzave për spiunazh.

Sipas prestigjozes “New York Times” 62-vjeçari Kevin Patrick Mallory u rekrutua nga shërbimet informative kineze duke i dhënë informacione që lidhen me sigurinë kombëtare, një agjenti të Kinës në shkëmbim të 25 mijë dollarëve.

Njoftimi për lehtësimin e dënimit të tij erdhi pas dënimit që iu bë nga Gjyqtari i Lartë i Shtetit të SHBA T.S. Ellis III.

Vendimi për Mallory u dha të premten, ndërkohë që ndihmës Prokurori i Përgjithshëm John Demers u shpreh se: “ky përfaqëson një rast në një prirje alarmuese kur Kina piketon një ish-oficer të zbulimit amerikan që të tradhtojë vendin dhe kolegët e tij”, siç tha ai.

Për të vërtetuar akuzat ndaj ish-agjentit të CIA-s , në gjyq u paraqitën dëshmitarë si dhe pamje filmike të kamerave mbikëqyrëse, nga një dyqan i kompanisë postare FedEx në Leesburg të Virxhinias. Ai shihej duke skanuar dokumente sekrete.

Mallory  duke përfituar se ishte një ish-agjent, ishte i pajisur me një certifikatë e cila i lejonte atij që të kishte akses në dokumente sekrete si dhe kishte punuar me disa agjenci qeveritare e kompani të ndryshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI