Flash

Fjalimi i Ramës: "Vota jonë, plumb për armikun"

Lapsi.al 18 May 2019
Fjalimi i Ramës: "Vota jonë, plumb për armikun"

Edi Rama ka mbajtur sot përballë kryebashkiakëve aktualë dhe kanditatëve për të fituar bashkitë e 3o qershorit një nga fjalimet më të ashpra të kohëve të fundit. Me një ton të vrazhdë, me një pathos të shproporcionuar, kryeministri ka bërë maksimumin që të motivojë armatën që do të hedhë në fushë në ditën e zgjedhjeve lokale.

Ai ka fshikulluar opozitën që po braktis garën pasi nuk e mund dot, Berishën që vazhdon ti bëjë prej 30 vjetësh dëm Shqipërisë, Monikën si SHPK të vjedhjes së votave.

Ai ka prishur paktin e sapo bërë me mediat duke risulmuar "komentatorët e montatorët" që shfaqen në studio televizive si mësues të pa profilizuar të një shkolle nate, duke pasur "në vend të gjakut benzinë, në vend të gjuhës shkrepse dhe në vend të kokës shishe gati për të plasur".

Ai është përpjekur të ekzaltojë një PS më unike se kurrë, pasi nuk ka lejuar në gjirin e vet përçarje si ato që sollën Berishën në pushtet në 2005.

Nuk ka diskutim se mesazhi që shefi i Rilindjes donte ti jepte të tijëve ishte mobilizimi për garën e 30 qershorit. Por pyetja që lind pasi ke kuptuar këtë është: Pse duhet ky motivim kur ai i ka të 61 bashkitë të fituara? A ka vlerë kjo përpjekje që i ngjan fjalimit të një trajneri që po fut në fushë një skuadër që do të luajë me portën bosh? A ka sens që të stërvisësh muskujt, kur gjysmën e bashkive do i fitosh pa garë dhe në gjysmën tjetër do konkurosh me dsa lolo të mbirë nga asgjëkundi?

Në fakt, situata nuk është kaq e thjeshtë pasi ngritja e toneve dhe mobilizimi, Ramës i duhen pa tjetër. Sepse në garën pa konkurentë të 30 qershorit, ai nuk ka rivalë opozitarët, por ka armik abstenimin. Në këto zgjedhje legjitimiteti i tij do të varet nga numri i njerëzve që do të paraqiten përpara kutive. Prandaj, që tani, ka filluar debati nëse duhen lejuar apo jo përfaqësuesit e PD dhe LSI-së në komisionet zonale. Socialistët këtë radhë do të manipulojnë duke u përpjekur të shtojnë numrin e pjesmarrësve. Ndërsa demokratët do të përpiqen ta kontrollojnë këtë proces.

Pikërisht kësaj i loje i shërben edhe radikalizimi i situatës dhe motivimi i trupave. Rama po e bën këtë që të vrasë indiferencën e votuesve të vet që mund të bëjnë pyetjen: "Pse këtë të dielë mos shkojmë në plazh, kur zgjedhjet i kemi të fituara"? Për këtë ai ka rikthyer në skenë slloganin e partisë mëmë, e cila shkonte në zgjedhjet për Kuvendin Popullor dhe Frontin Demokratik me parrullën: "Votat tona, plumb për armikun". Ky ishte edhe lajtmotivi i fjalimit të Ramës përpara kadidatëve për kryebashkiakë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Brexit "rrëzon" kryeministren Theresa May

Kanë dështuar sërish bisedimet midis partisë qeverisëse të konservatorëve dhe laburtistëve opozitarë për negocimin e një zgjidhjeje që do të mundësonte tejkalim...

14:42

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI