Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Basha: Nuk do të lejoj taksë në rrugën Tiranë-Durrës

Lapsi.al 18 May 2019
Basha: Nuk do të lejoj taksë në rrugën

Nga Londra, Kryetari i PD Lulzim Basha nga tha se Partia Demokratike nuk do të lejojë taksë në rrugën Tiranë – Durrës. Ai u shpreh gjithashtu se do të anulojë taksën për Rrugën e Kombit.

“Mua m’u ngarkua detyrë ndërtimi i rrugës dhe më dhemb në zemër të shoh që diçka qe u bë me lekët e shqiptarëve tani u kërkojnë shqiptarëve të paguajnë 2-3 fish. Paguajnë edhe taksën e rrugës, edhe taksën e qarkullimit. Asnjëra prej tyre nuk do të ekzistojë kur PD të jetë në pushtet. Pse nuk do të ekzistojnë? Sepse të dyja varfërojnë shqiptarët.

Duke i hequr këto të dyja, ne mundësojmë që të ketë më shumë qarkullim. Kjo është ndarja me thikë midis atyre që e kanë mendjen vetëm tek taksat, vetëm tek shtrëngimi, që është Shqipëria e frikës dhe Shqipërisë së lirisë. Shqipëria dhe shqiptarët do të pasurohen shumë më shumë me taksa të ulëta, sepse do të kenë më shumë motiv për të punuar dhe vetëm puna dhe iniciativa e lirë e pasuron një komb”, deklaroi Basha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI