Flash

20 vjet burg për ish-oficerin e CIA-s, i dha informacione të klasifikuara një agjenti kinez

Lapsi.al 18 May 2019
20 vjet burg për ish-oficerin e CIA-s, i dha informacione të

Një ish-oficer i Shërbimit Sekret amerikan “CIA”, 62-vjeçari Kevin Patrick Mallory, është dënuar me 20 vjet burg nën akuzën e dekonspirimit të një informacioni të klasifikuar që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Mallory rezulton të jetë piketuar nga një agjent i Republikës Popullore të Kinës, i cili ka përftuar kështu informacionin sekret që mbulon sferën e të ashtuquajturave “high politics”, politikave parësore të një shteti.

“Ky përfaqëson një rast në një prirje alarmuese kur Kina piketon një ish-oficer të zbulimit amerikan që të tradhëtojë vendin dhe kolegët e tij.”- u shpreh Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm, John Demers.

Në seancën gjyqësore u paraqitën dëshmi që përfshinin pamje filmike të kamerave mbikqyrëse nga një dyqan i kompanisë postare "FedEx" në Leesburg të Virxhinias, ku Mallory shihej duke skanuar dokumentet sekrete.

Qasja tek informacionet sekrete i mundësohej ish-oficerit në sajë të një çertifikate sigurie që e zotëronte nga shërbimi që kish kryer për disa agjenci qeveritare e kompani të tjera që punonin për to.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI