Flash

Vuçiç paralajmëron arrestime në Kosovë: Mitrovica do mbetet e pambrojtur

Lapsi.al 17 May 2019
Vuçiç paralajmëron arrestime në Kosovë: Mitrovica

Serbia ka paralajmëruar arrestimin e dhjetëra policëve dhe shtetasve serbë nga autoritetet e Kosovës. Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, operacioni i planifikuar pa baza ligjore do të vijë një ditë pas zgjedhjeve që do të mbahen këtë fundjavë në komunat e Mitrovicës Veriore. Synimi politik mbetet nënshtrimi i popullatës serbe.

Serbia po i pret me trazira zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen të dielën në disa komuna serbe të Mitrovicës Veriore.

Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi për televizionin vendës shtetëror, RTS, se ka marrë informacione për arrestimin e pjesëtarëve të komunitetit serb në vend, mes tyre edhe agjentë të policisë.

"Të hënën pritet të arrestojnë 26 policë nga veriu i Kosovës dhe 15 shtetas të tjerë me pretekstin e pjesëmarrjes në afera korruptive dhe pretendime të tjera të pabaza. Kjo bëhet me qëllim që Mitrovica të mbetet e pambrojtur dhe që ndaj popullit tonë të kryejnë gjërat më të ndyra.",  deklaroi Vuçiç.

Presidenti Vuçiç tha se Serbia i ka kuptuar synimet e Kosovës për ta vënë të gjithë veriun nën kontrollin e vet, ndërsa paralajmëroi se përgjigjja do të vijë e përmbajtur por në mbrojtje të popullit serb.

Duke komentuar rezolutën që Prishtina miratoi një ditë më parë për gjenocidin dhe krimet e ish-regjimit serb në vitet 98-99, Vuçiç tha se disa kombe të Ballkanit e kanë të vështirë të shohin nga e ardhmja.

"Kanë urrejtje për popullin serb, edhe pse gjithmonë thonë se janë vetëm kundër individëve që kryen krime kundër popullit të tyre. Por kur mbetesh vetëm te një stad i caktuar çmendurie dhe verbërie politike, nuk del asgjëkund.", tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se Kosova me rezolutën e fundit për gjenocidin serb tregoi se nuk do që të mbyllë rrethin vicioz që vazhdon t'i mbajë dy palët larg pajtimit të mundshëm.

Kreu i shtetit serb tha se mbetet i gatshëm t'i drejtohet parlamentit vendës për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë me Prishtinën, megjithëse në një referendum populli serb do të ishte kundër propozimit të tij.

Të këshilluara

Digjet makina e zv.ministrit serb në Kosovë

Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, policia e Kosovës ka njoftuar për djegien e makinës së zëvendësministrit të ministrisë së Punës dhe Mirëqeni...

12:43

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI