Flash

Skandali/ Përplasja banale e dy ish presidentëve, Topi - Nishani

Lapsi.al 17 May 2019
Skandali/ Përplasja banale e dy ish presidentëve, Topi - Nishani

Në të gjithë vendet normale normale të botës ata që kanë kryer detyrën e rrallë, sa me përgjegjësi po edhe aq honorifike të krerëve të shtetit, ndërhyjnë në debatin public për çështje veçanërisht të mëdha. Në kodet e tyre të pashkruara është marrja e fjalës vetëm për interest kombëtare, dhe sidomos moskomentimi i akteve të pasardhësve. Ashtu sikurse shumë gjëra në politikën shqiptare edhe kjo vlerë ka filluar të bastardohet.

Këtë po e dëshmon edhe sherrnaja sa banale, po aq edhe e turpshme mes me Bamir Topit dhe Bujar Nishanit.

Ish presidenti i viteve 2008 -2013 i cili po bën këto ditë promovimin e kujtimeve të tij: “Nocturn / Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, i ka dhënë një goditje nën brez atij që i zuri karrigen. Ai e ka trajtuar Bujar Nishanin si një njeri të ardhur nga hiçi duke kujtuar se në fund të viteve ’90 ai siguronte bukën e gojës duke punuar si pompist në një benzinatë.

Ish-presidenti Bamir Topi thotë se ku i përmendi emrin e Nishanit, Berisha i kishte thënë se nuk e njihte, ndërsa e kishte pyetur për profesionin. Topi i thotë Berishës se Nishani ka qenë oficer, ndërsa nuk i tregon se punonte në një pikë karburanti.

“–Mendoj që pas rezultateve zhgënjyese, Shaban Memia duhet të lirohet nga detyra e sekretarit, -tha ai (Berisha). Vendosa të mos shprehesha dhe të dëgjoja se ku do të dilte. -Unë nuk kam një emër për ta zëvendësuar dhe po e pate ndonjë, na thuaj ta propozojmë në mbledhjen e radhës në Kryesisë, – tha Berisha. Pas një pauze të shkurtër i them se nuk kam përse mendohem, sepse e kam një emër. -Cili është? -Është personi që ka qenë kryetar komisioni në zonën tim elektorale, Bujar Nishani quhet, – i thash duke menduar se do e njihte ndopak. -Nuk e njoh, çfarë profesioni ka ky? -Ka qenë oficer dhe tani punon në një biznes privat, i punësuar.

E lash shpjegimin me kaq, për të mos e ndërlikuar situatën, duke mos i thënë që punonte në një pikë karburanti. Në fakt unë doja shumë që aty të ishte Bujari, pasi krijova konsideratë për të dhe doja t’ia ‘shpërbleja’ angazhimin që pati në punën e komisionit të zonës sime, ku beteja zgjedhore ishte një nga më të fortat në Tiranë. Berisha, pasi u mendua pak, me sa duket duke mos pasur ndonjë emër tjetër në mendje vazhdoi: Hajde nesër së bashku me të, ta takoj njëherë!”, shkruan Topi.

Kaq është dashur që edhe Nishani të marrë penën dhe të qëllojë fort. Ai nuk ka aluduar vetëm për fëmijët e rritur me gjobat që u viheshin prokurorëve dhe gjykatësve po e ka degraduar edhe më tej bisedën tek paraardhësi që shtrohej me ushqim dhe raki në zyrë, dhe që investimin e vetëm që bëri në presidencsë ishin kuzhina dhe menca.

Madje Bujari ka treguar edhe fillimet e njohjes me Bamirin kur qëndronin tek selia e partisë: “Rrinte gjithmonë i vetmuar tek një kioskë përballë selisë së PD. Më merrte në telefon dhe fillimisht shkoja t'i bëja shoqëri. Kur pashë se rrinte aty veç të hante një pjatë me paçe e një tas me pilaf dhe largohej pa paguar, m'u pështiros. Pronarët e lokalit mund t’ia kishin ofruar “privilegjin” e paçes dhe pilafit falas, por unë nuk e “gëlltisja” dot atë sjellje” ka shkruar Nishani.

Dhe ta mendosh se për dhjetë vjet këta të dy personazhe kanë kryer rolin e presidentit dhe kanë qenë garantë të kushtetutës dhe simbol i unitetit të popullit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Brexit "rrëzon" kryeministren Theresa May

Kanë dështuar sërish bisedimet midis partisë qeverisëse të konservatorëve dhe laburtistëve opozitarë për negocimin e një zgjidhjeje që do të mundësonte tejkalim...

14:42

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI