Flash

Shqipëria drejt izolimit, Hahn kërkon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut: Të mos penalizohet meqë shtete të tjera kanë mbetur pas

Lapsi.al 17 May 2019
Shqipëria drejt izolimit, Hahn kërkon hapjen e negociatave për

Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes Hahn ka reaguar përmes faqes së tij në Tëitter duke kërkuar hapje të negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Ajo që bën përshtypje në mesazhin e tij është fakti se thekson që Maqedonia e Veriut nuk duhet të penalizohet në procesin e integrimit për shkak të shteteve të tjera që kanë mbetur pas. Ndonësë nuk e përmend me emër, Hahn i referohet këtu Shqipërisë, e cila prej disa muajsh ka hyrë në një spirale krize poltike. SIpas komisionerit procesi i zgjerimit në BE duhet të mbështetet në meritat e secilit shtet dhe se sipas tij Maqedonia e Veriut ka bërë progres të madh në këtë drejtim.

Kjo është hera e para që Komisioneri për Zgjerimin në BE kërkon avancim të procesit të integrimit të një shteti, pa u penalizuar nga situata në shtete të tjera. Kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë është shprehur sot edhe kreu i opozitës franceze. Sipas tij Shqipëria nuk mund të avancojë në BE për shkak të nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI