Kryetari i Partisë Republikane në Francë, Laurent Wauquiez, ka kundërshtuar me forcë në media idenë e zgjerimit të BE. Sipas tij, Shqipëria është një vend i mbytur nga korrupsioni dhe për këtë arsye nuk e meriton antarësimin në BE.
"Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër", tha Laurent Wauquiez për Franceinfo, mëngjesin e kësaj të premteje.
Sipas kryetarit të Partisë Republikane (LR), zgjerimi i BE-së ka rezultuar një gabim i madh. Gabim prej të cilit duhet të nxirren mësime.
"Pashë çfarë ndodhi. Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi", tha ai.
Wauquiez premtoi se partia e tij do të kundërshtojë hapjen e negociatave për Shqipërinë.
"Presidenti i Republikës propozon hyrjen e Shqipërisë në BE. Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Bisedimet me Shqipërinë do të hapen në Qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë".
[video width="320" height="180" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/francezi-1.mp4"][/video]