Flash

Paralajmërimi i Lleshajt: Kush saboton zgjedhjet e 30 qershorit do japë llogari

Lapsi.al 17 May 2019
Paralajmërimi i Lleshajt: Kush saboton zgjedhjet e 30 qershorit do

Pas deklaratave nga opozita, se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, ka ardhur një paralajmërim nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Nga Korça, Lleshaj tha se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen, duke nënvizuar përgjegjësitë e policisë për këtë proces. Ministri i Brendshëm theksoi se kush do sabotojë votimin do të japë llogari para ligjit.

“Qeveria është e angazhuar për të garantuar të drejtën e votës. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Ministria e Brendshme është një prej instrumenteve që garanton zgjedhjet. Lista e zgjedhësve dhe mjedisi i sigurt, janë detyrat e dikasterit tonë. Zgjedhjet bëhen në prag të vendimmarrjeve historike.

Duhet të garantojmë që Shqipëria është një vend i pjekur për të hapur negociatat. Zgjedhjet duhet të zhvillohen me parametrat e kërkuar. Policia duhet të kujdeset për infrastrukturën e sigurisë.

Kushdo që del nga binarët e arsyes dhe thjesht mendon që mund të cenojë të drejtën ligjitime dhe sovrane të qytetarëve shqiptarë për të votuar, të jetë nën kujdesin ligjor të Policisë, në mënyrë që asgjë të mos ngelet e paditur, e paevidentuar dhe e pandëshkuar në ato raste që ndërshkimi do të jetë i merituar.

Besoj se do të jetë pak ose aspak, por dhe sikur një rast i vetëm që dikush guxon të sabotojë ngjarjen më të rëndësishme, në momentin më të rëndësishëm të vendimmarrjes së popullit shqiptar që është votimi, do të japë llogari përballë ligjit”, u shpreh Sandër Lleshaj. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI