Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Shfaqja e panevojshme e Ramës në “Opinion”

Lapsi.al 17 May 2019
Shfaqja e panevojshme e Ramës në “Opinion”

Ka një kod të pashkruar të të gjithë mashtruesve profesionisë (përjashto këtu delirantët, të sëmurët apo mitomanët): mos e shpërdoro gënjeshtrën kur nuk ke nevojë.

Pikërisht këtë “urdhër” theu Edi Rama, të enjten, me paraqitjen e tij në “Opinion”. Ai doli përpara publikut për të rreshtuar një seri të pavërtetash të frikshme.

Lexo më tej:

Analiza/ Pesë gafat e Edi Ramës në “Opinion”

Gazetarët i nxorën përpara dokumentet zyrtare të prokurorisë, të pranuara edhe vetë nga Vangjush Dako, ku ai dëgjohet duke bashkëpunuar për grabitjen e votave me trafikantë droge, Rama tha se kjo është thjeshtë një “sallatë fjalësh”. Ata insistuan se pse prokuroria e përgjithshme po e varros këtë dosje, Rama u përgjigj se Arta Markun nuk e ka zgjedhur ai. Ata i kërkuan se përse nuk reflektonte së paku politikisht me shkarkim, Rama tha se nuk bëhet politikë me përgjime. Ata këmbëngulën se ai pati bërë të njëjtën gjë me videon e Metës në 21 janar, Rama lëshoi një pasthirmë të gjatë…

Por, ky nuk qe i vetmi episod, ku kryeministri u detyrua të gënjente rëndshëm.

Historia u përsërit dhe me shkrimin e tabloidit më të madh gjerman “Bild”, që e etikentonte regjimin e tij si gangster dhe e implikonte vetë kryeministrin në përgjimet e dosjes 184. Ai u rrek të bindte publikun shqiptar se shtypi gjerman qenkësh aq i paaftë, sa artikujt t’ia diktonin kundërshtarët e vet shqiptarë. Madje shkoi edhe më tej. Kur iu përmend akuza e Blerina Gjylamentit se ky artikull ishte i blerë, ai u justifikua se ajo e kishte thënë këtë në kokë të vet.

Sikur të mos mjaftonin mashtrimet për Dakon, Arta Markun, përgjimet dhe Bild-in, ai i shtriu ato deri në Kosovë. Ai gënjeu edhe njëherë tjetër kur pretendoi se Ramush Haradinaj e kishte shpikur fabulën e presionit për heqjen e taksës. Megjithëse tashmë në shtyp kanë dalë edhe dëshmitarë të tjerë të kësaj ngjarjeje, ai këmbënguli me kokfortësi në versionin e tij.

Natyrisht, askush nuk priste që Edi Rama të thoshte të vërtetën qoftë edhe për një nga këto tema që do të kishte qenë e mjaftë për të përligjur dorëheqjen e tij.

Ai nuk mund të pranonte as impikimin e trafikantëve në vjedhjen e zgjedhjeve, as akuzat e rënda të shtypit gjerman dhe as dyfytyrësinë epike që po tregon për Kosovën.

Por, është logjikisht e pakuptueshme se pse ai nuk iu përmbajt kodit të vjetër të mashtruesve: të mos gënjente pa pasur nevojë. Ta shmangte daljen në “Opinion” për të mos u përballur me ato pyetje që do ta nxirnin zbuluar.

Në të gjitha vendet normale të rruzullit, nuk ka shef qeverie apo kryetar shteti, që shfaqet në një intervistë aq të gjatë, për të mos dhënë asnjë mesazh, për të mos përcjellë asnjë ide, për të mos shpalosur asnjë vizion për të ardhmen.

(VIDEO) Si u bukos Rama për zgjidhjen e krizës

Rama bëri pikërisht këtë: Hapin e panevojshëm të paraqitjes publike për të mashtruar. Dhe fatkeqësisht ky ves i doli dy fish në pah, tani që shpallja e paqes për mos denigrimin e gazetarëve, nuk e mbron dot si më parë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Thaçi, tango e fundit në Paris

Vazhdimi i politikës së jashtme të dështuar kosovare është antagonizimi i paralajmëruar me Gjermaninë e Francën 1. Është provokim, natyrisht, që të përdor...

12:01

Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Bernd Borchardt e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë. Nëse Dan Everts bridhte me uniformë ushta...

13:14

Mbrëmë gazi e ndau Shqipërinë në dysh

Mbrëmë, Tirana nuk kish te asnjë ndryshim nga qytetet e Venezuelës ku luftohet me juntën e Maduros: mijëra protestues, bomba molotov, gaz lotsjellës dhe konfron...

10:20

Ajo një orë kur protesta e mundi Ramën

Protesta e opozitës dha një mesazh: Edi Rama mposhtet me tru, ndoshta shumë më lehtë sesa me muskuj. Këtë të shtunë u provuan të dyja rrugët. Idhtarët e PD ...

22:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI