Flash

Lajm i keq për shqiptarët, Trump do të anulojë Lotarinë Amerikane

Lapsi.al 17 May 2019
Lajm i keq për shqiptarët, Trump do të anulojë Lotarinë

Shtetet e Bashkuara pritet të anulojnë Lotarinë Amerikane dhe të adoptojë një sistemi të ri emigracioni që avantazhon personat më të kualifikuar.

Plani i ri që pritet të prekë edhe mijëra shqiptarë u bë i ditur të enjten nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Ai cili shtoi se kategoritë ekzistuese "Grin Kard" do të zëvendësohen me një vizë të re të quajtur viza "Të ndërtojmë Amerikën".

Sistemi i ri me pika parashikon të njëjtin numër kartash të gjelbra që lëshohen çdo vit për emigrantët, porse ndryshon raportet mes personave që pranohen mbi aftësive profesionale apo shkollore dhe atyre që kanë lidhje familjare në SHBA.

Për personat e kualifikuar, pranimi në SHBA do të rritet nga 12 në 57 për qind, ndërsa do të ulet numri i atyre që u lejohet qëndrimi në vend apo nënshtetësia për shkak të raporteve familjare.

Për të garantuar integrimin sa më të mirë të emigrantëve, aplikuesit e ardhshëm do të duhet të mësojnë anglisht dhe të kalojnë një provim për të drejtat dhe përgjegjësitë si qytetarë në Amerikë.

Presidenti amerikan tha se nëse për arsye politike rivalët demokratë shprehen kundër planit të tij të emigracionit mbi bazën e meritave, legjislacioni do të kalojë pas zgjedhjeve të nëntorit 2020 sapo ai të ketë fituar dy dhomat e Kongresit dhe presidencën.

Që të hyjë në fuqi, propozimi i presidentit Trump kërkon mbështetjen si të Senatit të kontrolluar nga republikanët edhe të dhomës legjislative me shumicë demokrate.

Kryetarja e kësaj të fundit, Nensi Pelozi, e bëri të ditur qëndrimin e partisë së saj duke e quajtur joserioz planin e Shtëpisë së Bardhë.

Ajo shtoi se historia e Shteteve të Bashkuara është ajo që njohim edhe pse të ardhurit nuk kanë qenë të gjithë inxhinierë.

Në Amerikë emigrojnë çdo vit rreth 1,1 milionë, ndërsa dy e treta e tyre fitojnë kartën e gjelbër nisur nga raportet familjare. Me mijëra shqiptare aplikojnë çdo vit për të përfituar nga lotaria amerikane duke e pare atë si një forme ligjore për të emigruar në SHBA dhe ky numër çdo vit e më shumë është rritur.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI