Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Kush është “i forti” i Peqinit që i theu nofullën policit, i dënuar për vrasje por ende në arrati

Lapsi.al 17 May 2019
Kush është “i forti” i Peqinit që i theu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan një javë më parë, ku një efektiv policie është goditur nga 3 persona të cilët kanë deri aty sa i kanë thyer nofullën. Autorët po udhëtonin me makinë nga Elbasani drejt Peqinit kur një patrullë policie u ka bërë shenjë të ndalonin. Mësohet se një prej personave në makinë ishte Astrit Sufali, i cili, në debat e sipër me policët, goditi njërin prej tyre, duke i thyer nofullën. Në sherr u përfshinë edhe dy personat e tjerë në makinë me iniciale B.T dhe Q.M. Pas ngjarjes ata janë larguar menjëherë ndërsa nuk është bërë ende e mundur kapja e tyre.

Kush është Astrit Sufali?

Ai rezulton në kërkim për vrasje në vitin 2012, në Itali, ku është i dënuar me 19.7 vite burg. Në shtator të vitit 2017 ai u arrestua, pasi ishte në kërkim edhe për një vrasje të vitit të largët 1998. Arrestimi u bë në Peqin me qëllim ekstradimi në shtetin Italian, por u la në masën e sigurisë arrest shtëpie, të cilën e theu duke lëvizur i lirë.

Kjo ngjarje u denoncua së fundmi edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi policinë për fshehjen e saj. “Doktor ka ndodhur një ngjarje e rende, ne qytetin e Peqinit ku janë rrahur barbarisht 2 policë rrugorë të Elbasanit, ngjarja mbahet e fshehte nga policia Elbasanit dhe Peqinit. Te dy personat qe kanë rrahur policet janë ne kërkim nga Interpoli per vrasje ne Itali”, - shkruhet në postimin e Berishës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI