Flash

“Je i gatshëm për testin e drogës?”, Rama 'sfidon' Berishën me vetting

Lapsi.al 17 May 2019
“Je i gatshëm për testin e drogës?”, Rama

Sali Berisha i ka bërë një pyetje pasardhësit të tij Edi Rama gjatë emisionit të mbrëmshëm “Opinion”. Berisha i kërkoi Ramës nëse është i gatshëm të bëjë testin e drogës.

Nga ana tjetër, Rama tha se është gati të bëjë edhe diçka tjetër, duke iu referuar vettingut të politikanëve për Berishën, Bashën e Metën.

'Kandidati për president në Ukrainë bëri testin e drogës, është i gatshëm ta bëjë këtë test ai? Po nuk i doli pozitiv jam gati ti pranoj të gjitha ato që ka thënë sot…"- u shpreh Berisha.

"Unë këtij njeriu nuk i jap përgjigje! Por jam i gatshëm të bëjë jo këtë, por edhe një gjë tjetër. Kam qenë dhe jam kundër vettingut të politikanëve, sepse mendoj se këtë e bën SPAK. Unë jam i gatshëm që nëse ky bashkë me familjen e tij, Lulzim Basha bashke me rrethin e tij familjar, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi jam gati t’i nënshtrohem vettingut të pasurisë përpara një trupe që të respektojë një për një, të gjitha normat që respektojnë për gjykatësit e prokurorët. Nëse dalim të papërshtatshëm të ikim nga politika. Nuk po i them se ca është ai, që më tregon testin e drogës, kush përsërit shumë një akuzë e bën vetë. Unë jam gati që të gjithë së bashku t’i nënshtrohemi vettingut të pasurisë."- u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI