Flash

Gjyqi për Moisi Habilajn në Itali, zbardhen 7 kërkesat e avokates për gjykatën

Lapsi.al 17 May 2019
Gjyqi për Moisi Habilajn në Itali, zbardhen 7 kërkesat e avokates

Avokatja e Moisi Habilaj, Maria Katerina Kaltabiano, kërkoi lehtësimin e akuzave dhe të dënimit për klientin e saj në Gjykatën e Katanias. Në një dokument ekskluziv të siguruar nga RTV Ora janë zbardhur 7 pikat e linjës së mbrojtjes së avokates së Habilajve.

Para trupit gjykues në Gjykatën e Katanias, mbrojtja e Moisi Habilaj ka kërkuar:

1- Hedhjen poshtë të akuzave të ekzistencës së një grupi kriminal me aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike.

2- Përjashtimi (hedhja poshtë) i pretendimit se Moisi Habilaj ishte drejtuesi e promotori i aktvitetit kriminal të këtij grupimi.

3- Përjashtimi (hedhja poshtë) i akuzës se ky ishte një grupim kriminal i armatosur.

4- Përjashtimi (hedhja poshtë) i rrethanave rënduese se në këtë grupim bënin pjesë më shumë se 10 persona.

5- Përjashtimi (hedhja poshtë) i masave rënduese se ky grup kriminal kishte aktivitet ndërkombëtar.

6- Dhënia e të drejtës së palës rrëzuese në bazë të ligjit 73 paragrafi 7 309/90 sipas të cilit Moisi Habilaj ka qartësuar pozicionin e tij.

7- Dhënia e rrethanave lehtësuese të përgjithshme si dhe dënim minimal për Moisi Habilaj.

Gjykata e Katanias ka konfirmuar datën e dhënies së vendimit më 19 qershor 2019, ora 15.00.

Sipas prokurorisë italiane, Moisi Habilaj së bashku me vëllain e tij Florjan Habilaj i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, konsiderohen krerët e një grupi kriminal të strukturuar italo-shqiptar që ka trafikuar armë e drogë nga Shqipëria në Itali me vlerë mbi 20 milionë euro me mbështetjen e segmenteve të caktuara të policisë së shtetit.

Arrestimi i 15 anëtarëve të këtij grupi u krye në kuadër të operacionit të koduar "Rosa dei Venti" më 14 tetor 2017.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është hetuar dhe po gjykohet për bashkëpunim me këtë grup kriminal përmes krijimit të lehtësimit për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Me 10 dhjetor 2018, prokurori Antonio Bonono kërkoi dënim më të lartë për Moisi Habilaj, konkretisht 18 vite e 8 muaj burg, si dhe masa të tjera dënimi me burg për anëtarët e tjerë të grupit./Ora

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI