Flash

Vëzhgimi/ Kush po i fryn fabulës së paktit Rama- Basha?

Lapsi.al 16 May 2019
Vëzhgimi/ Kush po i fryn fabulës së paktit Rama- Basha?

Të shtunë e 18 majit mbushen plot dy vjet nga pakti okult Rama-Basha i cili i hapi kryeministrit aktual rrugën drejt një mandati të dytë dhe e fundosi opozitën me humbjen e gati 200 mijë votave nga hambari i saj i pëhershëm. Që prej asaj dite e deri pak muaj më parë kryeministri s'ka pushuar së bërë aluzione për disa fije të të pdukshme që e lidhnin atë me shefin e opozitës. Dhe megjithëse Basha ia ka thënë troç në kuvend: "po më gënjeve njëherë turp për ty, po më gënjeve për herë të dytë, turp për mua" Rama vazhdonte me këtë avaz.

Por tani kur gjërat mes tyre kanë shkuar shumë larg kryerilindasi ia ka caktuar opozitës së re shpërndarjen e tymnajës se mes tij Lulit ekziston gjithmonë një marëveshje. Vetëm sot në kuvend. Rudina Hajdari recitoi fjalimin e parapërgatitur ku mbështetej ky supozim, Ralf Gjoni e përforcoi atë dhe vulën ia vuri Lefter Maliqi i cili pretendoi se ps shpalljes së paktit II, opozitën e re do ta nxirrin sërish jashtë nga kuvendi.

Se cilët janë të interesuar për  përhapjen e këtyre zërave e kupton shumë lehtë po të shikosh pasqyrimin e tyre në media. Të gjitha gazetatat dhe televizioneet qeveritare i bënë në jehonë në kor këtyre insinuatave (Faksimilet dhe video poshte).

 

 

https://youtu.be/Tgjw9xtyn7Q

Dhe arsyeja se përse kuptohet lehtë. Marëveshja e 18 majit tregoi se me detantë votat opozitar shpëëhen. Ndërsa sondazhet e fundit kanë treguar se me radikalizëm opozita shtrëngon rradhët dhe shton numrat e saj. Prandaj sot pushteti po përdor kllounët e parlamentit të përçudnuar që në kulmin e gjaknxehtësisë politike ti fryjnë konspiracionit të një marëveshjeje. Dhe natyrisht gati për ta shpërndarë atë janë atoporlanët mediatikë të qeverisë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI