Flash

Trump merr vendimin për telefonat e huaj: "Rrezik për sigurinë kombëtare"

Lapsi.al 16 May 2019
Trump merr vendimin për telefonat e huaj: "Rrezik për

Presidenti Donald Trump shpalli një emergjencë kombëtare për mbrojtjen e rrjeteve kompjuterike amerikane nga ata që i quajti “kundërshtarët e huaj”.

Shefi i shtëpisë së bardhë nënshkroi një urdhër ekzekutiv, i cili ua ndalon praktikisht kompanive amerikane përdorimin e telefonive të huaja celulare të cilat besohet se mund të paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Edhe pse në dokument nuk përmendet asnjë emër, besohet gjerësisht që objektivi i kësaj mase të jetë Huawei.

Gjiganti kinez i teknologjisë deklaroi se kufizimi i biznesit të tij në SHBA do të dëmtonte vetëm konsumatorët dhe kompanitë amerikane. Disa vende, me në krye SHBA, kanë ngritur shqetësime këto muajt e fundit se produktet e Huaweit mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë presion aleatëve që ta shmangin Huawei në rrjetet e tyre të ardhshme të gjeneratës 5G.

Departamenti amerikan i tregtisë nga ana tjetër e shtoi kompaninë kineze në “listën e tij të entitete” – një lëvizje kjo që ia ndalon asaj blerjen e teknologjisë nga firmat amerikane pa miratimin e qeverisë.

Këto hapa ka të ngjarë t’i përkeqësojnë edhe më shumë tensionet mes SHBA dhe Kinës, të cilat kishin përshkallëzuar këtë javë me rritjen e tarifave në një luftë tregtare.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI