Flash

Skandali/ Deputetja e Kosovës përdori një foto pornografike nga Iraku për përdhunimet serbe (FOTO+18)

Lapsi.al 16 May 2019
Skandali/ Deputetja e Kosovës përdori një foto pornografike nga

Fotografia që publikoi këtë të enjte deputetja e PDK-së, Flora Brovina bëri menjëherë xhiron e medieve dhe rrjeteve sociale në Kosvovë dhe në Shqipëri. Sipas saj, bëhej fjalë për përdhunimin nga forcat serbe të një gruaje shqiptare në sytë e familjarëve të saj.

Por duket se e vërteta qëndron krejt ndryshe. Gazeta Express ka zbuluar se ajo foto është marrë nga një faqe interneti pornografike e Irakut. Edhe pse pati qindra gra viktima në luftë dhe gati 20 mijë të tjera të dhunuara, Brovina zgjodhi pikërisht këtë foto për të dëshmuar krimet serbe.

Fotografia gjendet në Google, e publikuar në Irak dhe është përdorur në vitin 2004 nga irakianët për propagandë kundër ushtarëve amerikanë.

Vetë Brovina nuk ka dhënë shpjegime për këtë detaj të ri. Gjatë ditës, ajo tha se ka marrë leje nga vajza e dhunuar dhe familiarët e saj gjatë luftës për ta publikuar atë fotografi në sallën e kuvendit kur po diskutohej gjenocidi serb. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI