Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi ka treguar në emisionin të “Të Paekspozuarit” në Neës 24, çfarë ka ndodhur gjatë momentit kur është goditur nga forcat e policisë gjatë protestës së opozitës më 11 maj.
“Të gjithë shqiptarët të ndoqe, ishte një skenë e tmerrshme, gati barbare, ku shefi i ndërhyrjes së shpejtë dërgon disa njerëz që t’ju ndalojë. Duhet të jem në një pjesë të dukshme në krah të forcave të rendit.
Qëllimi i m i vetëm ka qenë mbrojtja e Policisë. Ne se kemi betejën me to. Unë në atë moment po kthehesha në selinë e PD. Dëgjoj një zë të një zonjushe që thotë “Vdiqa, mbarova”.
Shkova ta ndihmoj. Jam nisur në drejtim të Partisë Demokratike, jam intimiduar nga një punonjës policie që është identifikuar si Arben Bare. Ky zotëri më kam kapur prej krahu. E kam sqaruar. Kam hequr kundragazin dhe kam dashur të largohem.
Në atë moment kam dëgjuar “Kapeni mbyteni!” Gjatë momentit që kam ikur me vrap kam ndjerë një goditje me plumb plastik në këmbën e majtë. Kam qenë i shtrirë, kam humbur ekuilibrin. Kanë ardhur forca policie dhe më kanë goditur.
Tentova të ngrihesha por më goditën policët. Pastaj erdhën disa policë që vepruan në mënyrë të pamëshirshme edhe pse unë nuk bëra asnjë rezistencë. Deri në hyrjen e parlamentit nuk ka pushuar dhuna ndaj meje. Kam plagë në kokë, shpatull, krahë, këmbë, në gjithë pjesët e trupit.
2 orë e 30 minuta qëndrova në Drejtorinë e Policisë Tiranë, dhe më thonin se nuk lëviz ambulanca për shkak të protestës. Skam asnjë urdhër ndalimi, asnjë procesverbal, por është vetëm një ndalim i paligjshëm. Kam patur 3 mjete, 1 kundragaz, 1 kapele dhe 1 celular që ma kanë marrë. Do të ndjek gjithë procedurën për dhunimin që më është bërë” – tha Dollapi.