Flash

Rama nuk ka zgjidhje për krizën: Zgjedhjet nuk shtyhen!

Lapsi.al 16 May 2019
Rama nuk ka zgjidhje për krizën: Zgjedhjet nuk shtyhen!

Kryeministri Edi Rama thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të shtyhen. Në emisionin “Opinion” ai tha se data e zgjedhjeve është në bazë të kushtetutës dhe nuk është vendosur prej tij. Sipas tij opozita nuk merr pjesë në zgjedhje se nuk ka ofertë dhe ka frikë nga humbja.

“30 qershori është data e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë. Nuk e kam vendosur unë, unë nuk di që qeveria të ketë marrë ndonjë iniciativë ligjore që pengon opozitën të hyjë në zgjedhje.

Se opozita ka një pikëpamje për përgjimet, për unazë është në të drejtën e vetë. Por opozita dhe qeveria nuk mundet dot që këndvështrimin e vetë ta kthejë në një imponim. Ik ti ose s’ka zgjedhje, kjo nuk mund të ndodhi.

Nëse qeveria apo shumica ka marrë ndonjë iniciativë për të penguar opozitën të hyjnë në zgjedhje hajde ta diskutojmë. Këto zgjedhje janë të lira për të gjithë, kush do futet kush do nuk futet. Zgjedhjet janë një ankand, që e bën popullin dhe pret ofertat politike.

Ne kemi detyrë që në 30 qershor kur është caktuar data e ankandit të jemi atje. Dikush tjetër që s’ka ofertë politike dhe nuk shkon dot në ankand se humbet ka zgjedhur që të mos shkojë fare dhe të prishte ankandi. Çfarë fuqie bazuar në cilën normë kushtetuese unë mund të ndërhyj që ankandi të shtyhet” – tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI