Policia e Patosit arretoi një 30-vjeçar që si pasojë e depresionit ishte mbyllur në katin e gjashtë të pallatit ku jeton dhe kishte qëlluar veten me thikë në pjesën e kraharorit.
Personi i mbyllur në katin e gjashtë të pallatit është identifikuar si Neli Xhelaj, rreth 30 vjeç, i cili kërcënonte se do të vetëvritej.
Policia dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes dhe negociuan me shtetasin në fjalë, i cili është mbyllur brenda banese rreth orës 06:00 të kësaj të enjte. Por pas afro katër orësh negociatash me të, i riu është nxjerrë nga banesa në pranga. ©Lapsi.al
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/WhatsApp-Video-2019-05-16-at-10.18.19-AM.mp4"][/video]