Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë për 7 të arrestuarit në protestën kombëtare të opozitës që u mbajt këtë të hënë, më 13 maj. 5 prej të ndaluarëve, Arelien Ndocit, Beb Ndrekës, Besmir Pulës, Panajot Mirakës dhe Ali Gerbës iu dha masa e detyrimit të paraqitjes. Ndërsa, dy protestuesve të tjerë, Dritan Kukës dhe Qazim Nazerajt, iu komunikua masa “arrest shtëpie”.
Gjatë seancës së sotme të gjykimit, protestuesit kanë shprehur pretendimin se gjatë arrestimit janë dhunuar nga forcat policore. Akuzat që rëndojnë mbi të liruarit janë: “Kundërshtim i policisë me dhunë”, “Shkatërrim prone” dhe “Prishja e qetësisë publike”.