Flash

Propozimi i Lefter Maliqit: Përgjysmoni rrogën e deputetit, jepjani policëve

Lapsi.al 16 May 2019
Propozimi i Lefter Maliqit: Përgjysmoni rrogën e deputetit, jepjani

"Unë jam gati vetë edhe si deputet, të ulet rroga e deputetëve vetëm policët të kenë paga më të mira" u shpreh deputeti demokrat Lefter Maliqi në seancën e sotme parlamentare. Ai ftoi kolegët të votojnë pro dekretit të presidentit për vetingun.

"400 mijë lekë merr polici i shkretë. U torturuan më 21 janar. Edhe unë të isha oficer policie nuk do dija si do të reagoja, edhe tani po përplasen. Në vend që ti mbrojmë i mbajmë të shantazhuar.

Unë jam gati vetë edhe si deputet, të ulet rroga e deputetëve vetëm policët të kenë paga më të mira. Të hiqen dhe lekët e vetingut dhe tu jepen policëve për karburant, makina se kemi qenë në disa drejtori policie dhe e dimë shumë mirë.

Më 30 qershor policët e shtetit do të përballen. Më vjen keq që ne ironizojmë opozitën jashtë. Opozita jashtë nuk është Luli janë 800 mijë që kanë votuar si koalicion opozitar, në zgjedhjet - e blera apo të pablera sipas akuzës, sespe këtu në Shqipëri prej 30 vitesh blihen e shiten votat prandaj është ky sistem i korruptuar politik që është .

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI