Flash

Paloka shpjegon pse PD do të dërgojë anëtarë komisionesh në zgjedhjet e 30 qershorit

Lapsi.al 16 May 2019
Paloka shpjegon pse PD do të dërgojë anëtarë

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka shpjegoi vendimin e opozitës për të mos i lënë bosh vendet e saj në Komisionet Zonale Zgjedhore. Paloka tha se misioni i komisionerëve do të jetë të ndalojnë manipulimin e zgjedhjeve.

“Anëtarët e KZAZ-së do të jenë për të ndalur manipulimin e zgjedhjeve. E gënjen mendja Edi Ramën, nëse mendon se do ta lëmë të bëjë çfarë të dojë qoftë edhe me këtë proces fals”, - u shpreh Paloka.

Ai vuri në dukje se nga kompleksi për të mos u dukur vetëm në zgjedhje dhe me qëllim për të manipuluar ndërkombëtarët, Rama po delegjitimon vetë procesin, duke emëruar “rivalë” për 30 qershorin.

Për herë të parë, nënkryetari demokrat tregoi sesi po manipulohet procesi. Dy shembujt ishin nga Kukësi dhe Kavaja.

“Në Kukës, partia e krijuar nga Rama për fasadë kandidon kryetarin e Qarkut Abedin Oruçin të Partisë Socialiste. Ndërsa kandidati i Kavajës është jashtë shtetit, nuk ka dorëzuar asnjë dokument ne KZAZ, por është deklaruar si kandidat”– tha Paloka.

Numri dy i PD rikonfirmoi qëndrimin e opozitës se më 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje.

“Zgjedhjet më 30 qershor nuk do të ketë, këtë e di edhe vetë Rama” – tha ai, duke vënë në dukje se “dy protestat e fundit dhanë një mesazh të fortë se qytetarët janë të vendosur të përballen kundër vjedhjes së zgjedhjeve, për të garantuar largimin e një qeverie që i blen ato me krimin”.

Paloka tha se largimin i Edi Ramës është i panegociueshëm dhe e vetmja lëvizje që i hap rrugë dialogut ndërpartiak.

Të këshilluara

Reshjet e shiut, përmbytet Fieri

Reshjet intensive të rëna gjatë kësaj të enjteje në Fier kanë përmbytur disa akse rrugore. Pamjet tregojnë se segmenti Fier-Patos është tashmë nën pushtetin e u...

18:25

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI