Flash

Ndalohet 40-vjeçari në Tiranë, hodhi bomba molotov gjatët protestës së opozitës

Lapsi.al 16 May 2019
Ndalohet 40-vjeçari në Tiranë, hodhi bomba molotov gjatët

Një 40-vjeçar është ndaluar nga policia ditën e sotme, pasi dyshohet se ka sulmuar institucionet shtetërore dhe punonjësit e Policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë, sende të forta, etj., gjatë protestës së 11 majit të opozitës.

Policia, ndërsa ka bërë publike edhe pamjet e 40-vjeçarit gjatë protestës, ndërsa akuzohet për veprat penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe ndalohet një ndër personat, i dyshuar kryesor, që ka sulmuar institucionet shtetërore dhe punonjësit e Policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë, sende të forta, etj.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën djeshme të opozitës të datës 11 Maj 2019, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. Q., 40 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Ky shtetas në datë 11.05.2018, në orët e pasdites, gjatë zhvillimit të protestës nga ana subjektit politik Partia Demokratike dhe aleatet e saj, ka kundërshtuar dhe goditur në detyrë punonjësit e Policisë së Rendit, që ishin dislokuar me shërbim para godinës se Kryeministrisë dhe Parlamentit dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, ka hedhur bomba molotov, flakadanë, fishekzjarrë dhe kapsolla, në drejtim të forcave të rendit dhe Kryeministrisë.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov, kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në institucionet shtetërore.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Reshjet e shiut, përmbytet Fieri

Reshjet intensive të rëna gjatë kësaj të enjteje në Fier kanë përmbytur disa akse rrugore. Pamjet tregojnë se segmenti Fier-Patos është tashmë nën pushtetin e u...

18:25

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI