Flash

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Mbahen homazhet në nder të “Dëshmorit të Atdheut”, majorit Klodian Tanushi

Lapsi.al 16 May 2019
Mbahen homazhet në nder të “Dëshmorit të

Në ambientet e Muzeut Kombëtar po zhvillohen homazhet në nder të Klodian Tanushit, majorit të rënë në krye të detyrës gjatë misionit misionit “Enhanced Forward Presence” të NATO-s në Letoni.

 

 

Sipas vendimit të marrë nga ekzekutivi, e sotmja është shpallur ditë zie kombëtare. Për këtë arsye, në të gjitha institucionet shtetërore dhe private flamujt do të ulen në gjysmështizë. Pas ceremonisë përcjellëse që pritet të zgjasë deri në mesditë, arkëmorti me trupin e majorit do të dërgohet drejt banesës së fundit në “Varrezat e Dëshmorëve”, për t’u prehur pranë dëshmorëve të Forcave të Armatosura (FA).

Nga incidenti i shënuar më datë 6 maj në kampin “Adazi” në Letoni, humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj, ndërsa mbeti i plagosur rreshteri Julian Kapaj. Major Tanushi ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda katër ditë pas ngjarjes në një nga spitalet e Letonisë. Pak javë me parë, kontigjenti shqiptar nën drejtimin e majorit të ndjerë fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake të Adazi-t si ekipi më i mirë në vrap.

 

 

 

Të këshilluara

Deputetët e rinj që betohen sot në Kuvend

Në ndryshim nga seancat e kaluara sot në parlament, pritet të bëjnë betimin deputetë nga opozita ashtu edhe nga maxhoranca. Nga radhët e opozitës, do të jenë Ha...

10:18

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI