Flash

Lubonja: Pse sot qeveria po vepron si Enver Hoxha dje

Lapsi.al 16 May 2019
Lubonja: Pse sot qeveria po vepron si Enver Hoxha dje

Analisti Fatos Lubonja duke folur në emisionin “Të paekspozuarit” në “Neës 24” tha se pushteti po dhunon sot qytetarët si dikur Enver Hoxha, duke mos pyetur për të drejta të njeriut. Lubonja tha se opozita i ka rënë ka kaq kohë një dere, e cila vetëm hesht.

“11 maji ishte një përshkallëzim në drejtimin e duhur për t’i rënë derës që nuk dëgjon. Këto janë gjëra të shëmtuara, nuk duhet të ndodhin. Shteti ka përgjegjësi. Nuk është aq e thjeshtë. Se thonë ky dënohet për dhunë.

Dhunë policore, dhunë verbale. Përdorimi i prokurorisë për protestat duket i fuqishëm. Unë nuk e di si mund të përballen njerëzit me këtë lloj dhune.

Këtu të bëjmë me një masë të madhe njerëzish dhe shteti duhet të shqetësohet. Por këta kanë konceptin e kohës së Enver Hoxhës, policia është e partisë-shtet, ky është problemi”, - tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI