Flash

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të major Klodian Tanushit

Lapsi.al 16 May 2019
Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të major Klodian

Me kërkesë të Taulant Ballës, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci i ndërpreu fjalën deputetes Antoneta Dhima për të mbajtur një minutë heshtje në nder të major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës me misionin e NATO-s në Letoni.

“Për të nderuar jetën e major Tanushit, ftoj të mbajmë një minutë heshtje. U prehtë në paqe major Tanushi”- tha Ruçi.

Sikurse e sqaroi edhe vetë kryeparlamentari, sot vendi është në zi dhe në ora 12:00 të gjitha institucionet mbajnë një minutë heshtje për humbjen e jetës së majorit.

Klodian Tanushi humbi jetën pak ditë më pas nëntetares Zarife Hasanajt. Ato ishin një ekip dhe humbën jetën në Letoni në një zonë të minuar. Hasanaj humbi jetën në vend, ndërsa major Tanushi rezistoi disa ditë në gjendje të rëndë për tu ndarë nga jeta tre ditë pas nëntetares. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Deputetët e rinj që betohen sot në Kuvend

Në ndryshim nga seancat e kaluara sot në parlament, pritet të bëjnë betimin deputetë nga opozita ashtu edhe nga maxhoranca. Nga radhët e opozitës, do të jenë Ha...

10:18

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI